Toni Kroos është padiskutim një ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe sukseset e tij me Bayern Munchen dhe Real Madrid, i kanë dhënë këtë status. Sidomos në dekadën e fundit, vite kur Kroos dukej i pandalshëm.
Gjermani tashmë është 30-vjeç dhe spekulimet për të ardhmen e tij, me të drejtë ekzistojnë. Gjithsesi, vetë Kross ka sqaruar gjithçka, në një intervistë për Eurosport: “Plani im i qartë është të qëndroj te Real Madrid dhe për tre vitet e ardhshme.
Padiskutim që e shoh veten time në Bernabeu deri në moshën 33 vjeçare. Kur kalon të 30-at, normalisht që pyet veten: ‘A jam në formën e duhur fizike, a mund të luaj edhe një vit tjetër?’ Unë ndjej se mund të jap më shumë, prandaj dua të qëndroj këtu. Një ribashkim me Guardiolën te City? Nuk kam ndërmend të lëviz, jo në këtë fazë të karrierës sime”, u shpreh futbollisti gjerman./abcnews.al
✋ Get strong!@ToniKroos | #RMCity pic.twitter.com/Yr7Ru45yoK
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) May 14, 2020