Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve të reja, Spahia: E pacipë deklarata e Manastirliut për të fajësuar qytetarët

schedule13:55 - 15 Maj, 2020

schedule 13:55 - 15 Maj, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia e quan të pacipë deklaratën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sië thotë ai për t’ia hedhur fajin qytetarëve për rritjen e rasteve të reja në fasoneri. Ai thotë se puna në fasoneri nuk të lejon të shmangësh të tjerët, ndaj përgjegjësia është e kryeministrit që i lë ato hapur.

“Sa e pacipë hedhja e fajit tek qytetarët nga Ogerta Manastirliu për numrin e rritur për të dytën ditë radhazi të të infektuarve me COVID. E pra sipas vetë të dhënave zyrtare janë punonjës e kontakte të fasonerive. Dhe është krejt e qartë se ka vetëm një përgjegjës për infektimin dhe përhapjen nga fasoneritë!

Ai është Edi Rama e jo qytetarët! Për shkak të natyrës së punës në fasoneri, është e pamundur shmangia e kontaktit me të tjerët! Edi Rama nuk i mbylli fasoneritë, që të mos u paguante pagesën minimale punonjësve të tyre. Në vend që t’ua jepte 70 mijë punonjësve kryesisht vajza e gra, i coi paratë për koncesione e për një grusht oligarkësh pranë tij.

Rritja e rasteve të të infektuarve nuk ka të bëjë me hapjen e ekonomisë, por me dështimin spektakolar të qeverisë për të testuar qytetarët e ekspozuar ndaj rrezikut”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!