Debat për lojtarin më të mirë afrikan të të gjithë kohërave. Gjithçka nisi nga El-Hadji Diouf, sulmuesi senegalez, i cili ka veshur edhe fanellën e Liverpool në Premier League. Ai e tha diçka të tillë në një video dhe së fundmi ka reaguar Samuel Eto’o.
Kamerunai mendon se Diouf, por edhe Didier Drogba, kanë qenë poshtë tij. “Edhe nëse vëllai im e kishte humbu pak, prej ndonjë gote më tepër, nuk ka debat. Asnjë prej tyre, Diouf dhe Drogba, nuk mund të thonë që ata ishin në një nivel me mua, ose që ishin më të mirë.
Dhe nuk është një fakt që e them unë, është diçka që është aty, që shihet. Kam dashur të jem numri një dhe e kam bërë këtë gjatë gjithë karrierës time”, shprehet Eto’o, i cili ka fituar katër herë çmimin si “Lojtari më i mirë afrikan”, po aq sa Yaya Toure.
Diouf dhe Dregba e kanë fituar nga dy herë. Kamerunasi gjithashtu numëron një shifër të lartë trofesh: katër Champions League, tre tituj në La Liga, dy kupa të Spanjës, një titull kampion në Serie A, Kupën e Italisë dhe një Kupë Bote për klube. /abcnews.al

