Devolli: Në Shkodër kishte vetëm 4 orë drita, nga Tirana më largoi… Egbo

schedule19:18 - 14 Maj, 2020

schedule 19:18 - 14 Maj, 2020

Bledar Devolli ka luajtur me 12 skuadra gjatë karrierës së tij si futbollist, teksa ka vite që ka filluar punën si trajner. Aventura e fundit ishte me Tiranën U19, drejtimin e Flamurtarit vështirë që ta pranojë dhe nuk i harron vështirësitë e hasura në Shkodër (2002-2003). Gjirokastriti ka prekur tema të ndryshme për “Fan Zone” në Supersport, aty ku zbulon edhe trajnerët e tij të preferuar.

KARANTINA – “15 ditët e para i kaluam shumë vështirë, por pastaj e gjeta zgjidhjen, ia futa për Gjirokastër dhe ia kalova më mirë aty. Ishte lokali i një shokut tim dhe e pija kafen fshehurazi me filxhan. Në Gjirokastër kam filluar të bëj stërvitje, pasi kisha që kur u largova nga futbolli pa bërë stërvitje. Karantina më ka bërë më të mirë”.

FLAMURTARI DHE VLLAZNIA – “Trajner te Flamurtari për vitin e ardhshëm? Në ndeshjen e fundit me Kastriotin kam thënë që e kam mbyllur me Kategorinë e Parë dhe dua të drejtoj në Superiore, për të arritur objektivat që kam në jetë. Vllaznia? Ishte një periudhë e vështirë kur luaja në Shkodër, pasi dua të kujtoj se në atë kohë kishte vetëm 4 orë drita në ditë”.

TIRANA – “Me moshat e Tiranës ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Më pëlqeu më shumë se ma ofroi si mundësi Refik Halili. Kur erdha në shtëpi, bëra llogaritë dhe thashë përderisa ma ofroi Halili ka diçka. Unë i thashë do vij për të synuar më pas ekipin e parë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe jam krenar për ata djem që kam drejtuar. Nuk kisha çfarë të bëja më aty, pasi Egboja dhe Tirana po bëjnë shumë mire”.

DËSHIRA – “Në shtëpi gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë shumë i urtë dhe familjarët janë habitur. Shpresojmë që nga viti i ardhshëm të drejtoj një skuadër, e cila të jetë me financa të mira”.

TË PREFERUARIT – “Nga trajnerët e huaj më pëlqen karakteri i Simeones, më pëlqen futbolli i Guardiolës, vertikalizimi i Klopp dhe grinta e Kontes. Nëse dikush i ka të gjitha këto do ishte perfekti. Nga shqiptarët do zgjidhja Starovën, pasi kam punuar së bashku me të”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!