KLP interviston të hënën 4 kandidatët për SPAK, Covid-i “lë jashtë” sallës median

schedule14:37 - 14 Maj, 2020

schedule 14:37 - 14 Maj, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë të hënën e 18 Majit, katër kandidatët që konkurrojnë për prokuror në SPAK.

KLP njofton se intervistat do të regjistrohen në audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta. Gazetarja Glidona Daci mëson se për shkak të Covid-19 intervistat me kandidatët për SPAK do të zhvillohen pa pranine e mediave, do të publikohen në faqën e KLP-së brënda 24 orësh.

“Në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta për secilin kandidat.

Kandidatët do të njoftohen nominalisht për orarin e zhvillimit të intervistës sipas datave të përcaktuara më sipër. Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën që do t’u njoftohet”,njofton KLP.

Orari i intervistimit për secilin kandidat

Dorina Bejko 10.00;

Dritan Premçi 10.45;

Sotir Kllapi 11.30;

Vladimir Mara 12.15 /abcnews.al