Rifillimi i Serie A, Malago: Mos duan një top kristali?! 99.99% nis me 13 qershor

schedule14:39 - 14 Maj, 2020

schedule 14:39 - 14 Maj, 2020

Presidenti i CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar i Italisë), Giovanni Malago, ka deklaruar se Seria A është e sigurt se do të rifillojë në 13 qershor. Lega Seria A konfirmoi datën provizore, por disa mjekë ende nuk janë dakord për të lejuar futbollin.

LEXO EDHE: Tare mesazh qeverisë italiane: Shmangi gjyqet, fatkeqësi të ndalet futbolli

“Seria A do të rifillojë në 13 qershor me 99.99 %. Nuk e kuptoj pse ka ende dilema mes mjekëve dhe drejtuesve të Federatës”, deklaroi Malago për “Radio Due”. “Futbolli duhet të rifillojë. Këta që dyshojnë dëshirojnë një top kristali”, mbyll presidenti.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se nëse ka raste pozitive me Covid-19, atëherë kampionati do të ndërpritet sërish. Ditën e sotme, edhe drejtori sportiv i Lazio, bënte thirrje që të rinisë futbolli, pasi nëse ndodh e kundërta, atëherë do të ishte diçka skandaloze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!