Pro dhe kundër, ç’mendojnë presidentët e Superiores për rinisjen e kampionatit

schedule10:48 - 14 Maj, 2020

schedule 10:48 - 14 Maj, 2020

Presidentët e klubeve të Superligës tregojnë debatet në takimin për rifillimin e sezonit. Numri 1 i Partizanit, Demi, ishte kundër, ndërsa kreu i Tiranës, Halili, propozon të shmangen shpenzimet për hotelet.

Dyshimet i patën të mëdha, madje deshën edhe që gjithçka të dështonte. Presidentët e klubeve të Superligës patën ndjenja e mendime të ndryshme, deri edhe të kundërta, ndërsa shkuan në takimin me Federatën për rifillimin e sezonit, dhe këtë nuk e fshehën aspak.

Ndonëse mbledhja në selinë e re të Federatës nuk hëngri ndonjë kohë aq të gjatë, sërish diskutimet ishin të shumta. Presidenti i Partizanit ishte ndër më skeptikët, ndërsa kërkoi rifillimin në 7 qershor. Tirana shkon drejt titullit dhe presidenti Halili i trembet shpenzimeve, ndaj pati një propozim për të shmangur hotelet.

Numri 1 i Skënderbeut, Takaj, paralajmëroi se do të ketë shkelje të protokollit,  kurse drejtori i Kukësit, Nexhipi, u ngacmua për deklaratën e Gjicit që sezoni të mos luhej.  Më optimist, Suad Lici, Administratori i Vllaznisë. Në fund kreu i Bylisit, Kapllanaj, tregoi se në takim nuk u fol për financat. /abcnews.al