Mjekët italianë zbulojnë lidhjen midis Covid-19 dhe sëmundjes Kawaski

schedule09:40 - 14 Maj, 2020

schedule 09:40 - 14 Maj, 2020

Mjekët në Itali kanë raportuar provat  e para të qarta të një lidhjeje midis Covid-19 dhe një çrregullimi të rrallë por serioz inflamator e njohur si Kawaski, shkruan The Guardian.

Sëmundja misterioze u shfaq muajin e kaluar kur  NHS lëshoi një alarm për mjekët pasi spitalet pranuan një numër të fëmijëve me disa simptoma të cilat shihen si një çrregullim inflamator i njohur si sëmundja Kawasaki.

Të martën, mjekët në Spitalin e Fëmijëve Evelina London njoftuan vdekjen e një djali 14-vjeçar, viktima e pare në Britani.

75 dhe 100 fëmijë tani po marrin trajtim në të gjithë vendin. Simptomat tipike përfshijnë një ethe, skuqje të lëkurës, sy të kuq, buzë të plasaritura dhe dhimbje barku, raporton abcnews.al

Mjekët dyshuan që në fillim se kishte një lidhje midis koronavirusit por nuk kishin prova.

Provat e fundit vijnë nga mjekët në Bergamo, qyteti me nivelin më të lartë të infeksioneve koronavirus dhe vdekjeve në Itali. Regjistrimet mjekësore në spitalin Papa Giovanni XXIII treguan se që kur ndodhi  shpërthimi  në Bergamo, rastet e sëmundjes Kawasaki u rritën me rreth 10 në muaj krahasuar me një në çdo tre muaj në pesë vitet e mëparshme, raporton abcnews.al

Nga 10 fëmijë të trajtuar për sëmundjen midis mesit të shkurtit dhe mesit të prillit, tetë janë testuar pozitivë për antitrupa ndaj virusit. Dy rastet negative mund të jenë një gabimi testi thanë mjekët.

“Studimi ynë ofron provat e para të qarta të një lidhje midis infeksionit Sars-CoV-2 dhe kësaj gjendje inflamatore, dhe shpresojmë se do të ndihmojë mjekët në të gjithë botën ndërsa përpiqemi të analizojmë  këtë virus të panjohur,” tha Dr Lorenzo D ‘Antiga, drejtor i shëndetit të fëmijëve në spital. “Nuk kam dyshim se sëmundja Kawasaki në këta pacientë është shkaktuar nga Sars-CoV-2.”

Mjekët paralajmërojnë se “lidhja e fortë” midis virusit dhe gjendjes inflamatore duhet të merret parasysh kur qeveritë të lehtësojnë kufizimet e tyre. Sidoqoftë, ata theksojnë se çrregullimi është shumë i rrallë, duke prekur jo më shumë se një në 1000 fëmijë të ekspozuar ndaj virusit. Një pjesë e këtyre kërkojnë kujdes intensiv, raporton abcnews.al

Dr Annalisa Gervasoni, specialiste pediatrike në spital, tha: “Sipas përvojës sonë, vetëm një pjesë shumë e vogël e fëmijëve të infektuar me Sars-CoV-2 zhvillojnë simptoma të sëmundjes Kawasaki. Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohen pasojat e virusit tek fëmijët, veçanërisht pasi vendet në mbarë botën po diskutojnë  plane për të filluar lehtësimin e distancës sociale. ”

Sëmundja Kawasaki, e cila prek jashtëzakonisht shumë foshnjat, shkakton inflamacion të enëve të gjakut dhe në disa raste problem të zemrës. Trajtimi i shpejtë mund të parandalojë aneurizmat koronare potencialisht vdekjeprurëse.

Që nga rastet e para që u raportuan në Britani, dhjetëra të tjera janë shfaqur në SH.B.A., Francë, Spanjë, Itali dhe Zvicër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!