Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se legalizimi i hashashit është vetëm një manovër për të hequr vëmendjen nga kriza në të cilën ndodhet vendi.
Panariti është shprehur se kjo është një nismë që nuk do të ketë sukses pasi vendi jonë sipas tij e ka plagën e hapur nga parcelat e hashashit.
“Mendoj se kjo është një manovër nuk mendoj se kjo nismë do të ketë një perspektivë, pasi akoma nuk ka një draft të hartuar që të jetë objekt diskutimi mendoj se është një manovër për të postuar vëmendjen nga problemet reale që ka vendi, nga kriza që do të thellohet më shumë, duke filluar nga shtatori ku bujqësia ka ttë tjera prioritete. Ka prioritet sigurimin e ushqimit, pasi mund të ndodhemi në situatën e bllokimit të tregjeve të transportit dhe hapja e këtij fronti diskutimi është një sharlatanizëm, pasi Shqipëria ka akoma të hapur plagën e parcelave me hashash dhe jam i bindur që kjo nismë sdo të ketë asnjë lloj perspektive”, është shprehur ish ministri.
Ish ministri ndër të tjera ka theksuar se për të miratuar një ligj që lejon kultivimin e hashashit, qeveria shqiptare duhet të konsultohet më parë me institucionet e specializuara në këtë drejtim që që mendoj se nuk e ka bërë.
Gjithahstu ai është shprehur se fokusi i qeverisë duhet të jetë te mbështjetja e fermerit dhe bujqësisë në këtë situatë të vështirë ekonomike.
“Çështja e kanabisit mjekësor apo hashashit është një çështje që është në vëmendje të agjencive të specializuara të kontrollit të trafiqeve dhe unë ndaj në status kamë përmendur dhe nëse qeveria shqiptare është konsultuar me DEA-n amerikane, nëse është konsultuar me Komisionin Evropian para kësaj sfide pasi Shqipëria ka një tjetër sfidë madhore që është kontrolli për hashashin dhe trafiqet e paligjshme të drogave dhe nuk mund të hapë një front të tillë në këtë moment që po priten rezultate konkrete për parcelat e hashashit. Unë mendoj se kjo është një perspektivë që nuk do të ecë para dhe është bërë vetëm për tërheqje vëmendje, nga kriza ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria. Kjo nuk sjell asnjë përfitim por do të shpërqëndronte fermerin dhe bujqësinë që ka prioritete të tjerë, pasi mund të ndodhen në një presion të madh nga situata e Covid 19, pasi mund të ketë nevojë për prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore”, tha Panariti. /abcnews.al