Një tjetër shpërthim me raste të reja me koronavirus është shënuar në rusi këtë të mërkurë në 24 orë. Në orët e fundit në Rusi janë konfirmuar 10 028 raste të reja me koronavirus dhe 96 persona kanë humbur jetën .
Deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 242 271, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 2 212 persona.
Kremlini këtë javë lehtësoi një bllokim kombëtar për të ngadalësuar përhapjen e virusit, megjithë një rritje të vazhdueshme të numrave që e ka sjellë Rusinë në vendin e dytë në një numër global të infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara.
Mediat bëjnë me dije se shumica e rasteve të reja të Rusisë janë regjistruar në kryeqytet./abcnews.al

