ISHP ka konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 880 numrin total të të prekurve.
Dy raste janë konfirmuar në Tiranë dhe dy të tjera në Berat. Për këto të fundit abcnews.al raportoi më parë duke theksuar se bëhej fjalë për dy punonjës të Ujësjellësit.
Mësohet se mes 4 rasteve të reja është një grua shtatzënë. ISHP njofton se në spitale ndodhen të shtruar 21 persona, ku njëri është në shërbimin intensiv. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 persona duke bërë që të mos kenë më shenja virusi 78% për qind e personave që kanë qenë të sëmurë.
Sipas ISHP deri më tani janë shëruar 688 persona, ndërsa 161 mbeten ende aktive. Të sëmurët janë kryesisht në Tiranë, Krujë, Kamzë dhe Shkodër.
STATISTIKA
Testime të kryera 11578
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 161
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 49
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 3
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Durrës 1
Korçë 1/abcnews.al