Bylykbashi i përgjigjet Ramës për reformën zgjedhore: Kur shejtani predikon Ungjillin, kryeministri duhet përzënë nga zgjedhjet

schedule23:36 - 12 Maj, 2020

schedule 23:36 - 12 Maj, 2020

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur përmes një postimi në facebook deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën zgjedhore.

Ndërsa i referohet deklaratës së kreut të qeverisë mbi administratën zgjedhore sipas të cilit do të jetë krejtësisht jo politike, Bylykbashi shkruan se pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do të thotë kapje e komisioneve zgjedhore nga Rama.

Postimi i plotë:

Oerd Bylykbashi i përgjigjet Ramës për Reformën Zgjedhore: Kur Shejtani predikon Ungjillin

Paska dale Kryeministri Rama e paska vene perseri nga ato “vijat e kuqe” per Reformen Zgjedhore. Na thoshka se nuk diskutohet qe administrata zgjedhore do jete krejtesisht jopolitke dhe se Kolegji Zgjedhor do behet vetem me gjyqtaret qe ka perzgjedhur ai me vetingun e tij.

Flet pikerisht ai qe degradoi komisionet zgjedhore ne çeta bashibozukesh politike me 30 qershor  2019. Rama na propozoka komisione me  anetare nga administrate publike si gjoja te pavarur kur ODIHR rekomandon depolitizim te ADMINISTRATES PUBLIKE.  Pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do te thote kapje e komsioneve zgjedhore nga Rama. Kerkoka edhe qe Kolegjin Zgjedhor ta kete si vule ne xhepin e tij per te vulosur manipulimet e administrates se kapur nga qeveria.

Rama eshte shejtani qe duhet yshtur dhe perzene nga zgjedhjet! Keshtuqe ato vijat e kuqe do te fshihen me gome si here tjeter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!