Në monologun e kësaj të marte, gazetari Mustafa Nano u shpreh se vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me shkarkimin e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, ishte marrë në mënyrë të ndrojtur dhe për më tepër frikacake.
Nano thotë se ky vendim i marrë nga KLGJ e komprometon këtë Këshill, për faktin se ai është një institucion i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, për më tepër sovran, dhe si i tillë nuk ka asnjë arsye se pse duhet të konsultohet me ndonjë faktor tjetër, për të marrë një vendim ndaj Dvoranit.
Monologu i plotë:
Ardian Dvorani është anëtar i Gjykatës së Lartë. Vazhdon të jetë anëtar i gjykatës së lartë edhe pse mandati i ka mbaruar që në vitin 2014.
Do të duhet ti mbaronte me një vendim të po kësaj gjykate se Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati, mirëpo nuk kemi një vendim të gjykatës së lartë e cila të thotë këtë gjë dhe prandaj Ardian Dvorani mbeti qysh në fillim, qysh në krye të herës kur u krijua një lloj zbrazëtie e madhe brenda Gjykatës së Lartë për shkak të vettingut, e vazhdon të jetë sot e kësaj dite, kur ka filluar të plotësohet Gjykata e Lartë.
Janë emëruar 3 anëtarët e parë të Gjykatës së Lartë. Ky fakt ndoshta do të mund të injorohej nëse Ardian Dvorani do ishte një anëtar i thjeshtë i Gjykatës së Lartë por Ardian Dvorani është pak më shumë se kaq.
Ai është ex officio, për shkak të detyrës edhe diçka tjetër.
Ai është kryetar i Këshillit të Emërimeve në sistemin e drejtësisë, që është një strukturë e re, një institucion i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, dhe kjo strukturë e re ka një funksion shumë të rëndësishëm për të luajtur, mes të tjerash ajo ka për detyrë herë pas here që tu çojë institucioneve të rëndësishme siç është Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës dhe struktura të tjera, tu çojë lista të njerëzve që klandidojnë për në strukturat e sistemit, këto lista hartohen nga Këshilli i Emërimeve.
Është alamet funksioni, kjo gjë ka shqetësuar një pjesë të madhe të njerëzve, të cilët nuk janë dakord me këtë gjë, nuk janë dakord që rolin e kreut të emërimeve ta luaj një njeri mandati i të cilit është të paktën i diskutueshëm.
Mes njerëzve që janë shprehur mospajtim dhe mosmiratim për këtë situatë ka qenë edhe presidenti i republikës Ilir Meta. Ka pasur një debat të madh midis presidencës dhe Ardian Dvoranit, madje kemi edhe një pasi të bërë nga presidenca ne Prokurori në kurriz të Ardian Dvoranit.
Presidenti i Republikës nuk është mjaftuar me kaq, ai i ka dërguar edhe një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili është një strukturë tjetër e rëndësishme e re, në kuadër të reformës në drejtësi. Me anë të kësaj letre ai e vë në dijeni këtë Këshill dhe i kërkon atij të shprehet lidhur me këtë anomali.
Këshilli i Lartë gjyqësor duhet të shprehet, është një kompetencë që i takon në mënyrë Kushtetuese, sepse KLGJ është një strukturë sovrane, ai nuk varet nga askush, vendimet që ata marrin i marrin me koshiencën e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe ata e kanë marrë një vendim në përputhje me këtë koshiencë, dhe vendimi është disi i çuditshëm.
Mua më ka lënë gojëhapur dhe kam përshtypjen se ka lënë gojëhapur shumë njerëz. Ata kanë marrë vendimin që të konsultohen me OPDAT dhe EURALIUS të cilat janë dy struktura të monitorimit ndërkombëtar sidomos në kuadër të reformës në drejtësi.
Ky ka qenë vendimi i marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili është një strukturë sovrane, kushtetuese, që do të thotë se nuk ka asnjë arsye se pse ata duhet të konsultohen me ndonjë faktor tjetër publik në tokë apo edhe në qiell.
Ky vendim sipas meje komromenton këtë këshill, e komprometon që në momentin e poarë kur ata janë gati duke përuruar mandatin e tyre, detyrën që ata kanë marrë. Ata e kanë përuruar në mënyrë të ndrojtur, në mënyrë ngalakaqe, frikacake.
Ne prisnim që ata me kurajo me guxim të merrnin një vendim pavarësisht pasojave apo efektit që do kishte vendimi i tyre në opinionin publik, pavarësisht nga ky reagim “kontrovers” do mund të provokonte opinionin politik apo zemërimin e ndonjë pale politike, kjo është një kosto që këta njerëz duhet ta paguajnë sepse janë zgjedhur për këtë punë, për të marrë vendime, dhe ata duhet ti dalin për zot detyrës që kanë marrë përsipër./abcnews.al