Parkoi automjetin para Teatrit Kombëtar, gjobitet ish-deputeti i opozitës

schedule20:19 - 12 Maj, 2020

schedule 20:19 - 12 Maj, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është gjobitur nga policia bashkiake. Noka është gjobitur pasi ka parkuar automjetin tip “BMW” gabim ,përpara Godinës së Teatrit Kombëtar.

Gjoba është vënë ditën e sotme rreth orës 13: 50 tek Pedonalja, pranë Teatrit Kombëtar.

Në njoftimin e bërë lidhur me rastin, Bashkia njofton se “Noka e kishte parkuar makinën e tij luksoze  “BMW” para Teatrit Kombëtar duke sfiduar hapur policinë bashkiake.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!