Tetë klandestinë nga tre shtete të ndryshme janë kapur në Maliq të Korçës.
Mësohet se pas konstatimit të policisë shoferi i automjetit që transportonte klandestinët nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi.
Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit i cili është kapur në afërsi të Maliqit.
Automjeti ishte duke transportuar 8 refugjatë të cilët i përkisnin kombësisë siriane, marokene dhe algjeriane ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit./abcnews.al