Arrestohet dhe lirohet blerja rekord e Real Madrid, zbulohet akuza

schedule19:39 - 12 Maj, 2020

schedule 19:39 - 12 Maj, 2020

Edwin Congo, ish-sulmuesi që u ble nga Real Madrid në vitin 1999, është arrestuar paraditen e sotme, së bashku me nëntë persona të tjerë, pas një operacioni të policisë kundër një grupi të organizuar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Pas deklaratës së dhënë, raportohet se ai është liruar.

Congo u ble nga Real Madrid për shumën e 5 milion eurove nga Once Caldas dhe ishte transferimi më i shtrenjtë në atë kohë për futbollin kolumbian. Në vitin 2009 e ka lënë futbollin, ndërkohë që me gjigantin spanjoll nuk ia doli të jepte kontributin e tij.

Klubi spanjoll e huazoi disa herë,  fillimisht te Real Valladolid, më pas te Vitoria Guimaraes dhe Toulouse. Pas këtyre eksperiencave u largua nga Real Madrid dhe iu bashkua skuadrës së Levante. Congo është aktivizuar edhe me Sporting Gijon dhe Recreativo Huelva, për ta mbyllur me futbollin në vitin 2009. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!