Ditën e djeshme doli lajmi i dëmtimit të çuditshëm të Luka Jovic. Sulmuesi është kthyer në një çështje te Real Madrid dhe klubi spanjoll është lodhur me të. Milani e kërkon me ngulm për sezonin e ardhshëm, por dëmtimi i 22-vjeçarit ka frenuar bisedimet.
Lojtari theu karantinën dhe u rikthye në vendlindje, atje ku lëndoi keq thembrën e këmbës së djathtë. Në fillim u përfol për një dëmtim duke u stërvitur, por AS, që citon mediat serbe, raporton se Jovic është rrëzuar nga tarraca e shtëpisë së tij.
Sulmuesi është rikthyer në Madrid dhe ka nisur periudhën 14-ditore të karantinës. Dëmtimi i tij nuk është i thjeshtë dhe Jovic do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushave të blerta. /abcnews.al