Abc News siguron foton e 37-vjeçarit Hamza Çela, i cili një natë më parë masakroi me thikë të moshuarin Ramazan Çela 77-vjeç, ngjarje e ndodhur në qytetin e Poliçanit.
Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari i cili u arrestua pak orë pas krimit të rëndë, është konfliktuar me të moshuarin dhe më pas e ka qëlluar me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 77-vjeçarit i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Viktima dhe autori ishin fqinj dhe kushërinj me njëri-tjetrin.
Nga rrëfimi i nipit të viktimës Ylli Zyka, autori nuk është mjaftuar me një goditje por ka shkuar më tej duke i prerë fytin 77 vjeçarit, kraharorin madje edhe t’i nxjerrë zemrën nga vendi.