Në kuadër të programit IPA i financuar nga Bashkimi Europian dhe i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryepolici Ardi Veliu dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, Rama ka vizituar dhe ka parë nga afër këto automjete të cilat ishin vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë fjalës së tij Lleshaj tha se këto automjete do të jenë kryesisht në funskion të policisë kriminale.
“Fuoristrada të cilat do të jenë në funksion të policisë kriminale, ndërkohë që mikrobusët do të kenë për policinë e rendit. Ka shumë kohë që nuk ka patur një investim të kësaj përmzsae, do të shpërndahen sipas një plani nga drejtori i Policisë. Kjo rrit eficencën e vet policisë. Meritojnë falënderime të mëdha përfaqësuesit e Bashkimit Europian. FNSH dhe RENEA do të jenë me të njëjtin model makine, ato janë 2 X 4, do tu shpërndahen Drejtorit të Policisë sipas ngarkesës dhe terrenit që kanë“, tha Lleshaj.
Ndërkohë kryeministri Rama pasi ka falënderuar Bashkimin Europian, u ka kujtuar Lleshaj dhe Soreca-s dhe Veliut të ruajnë distancës.
Rama: Ruaj distancën, ruaj distancën…
Lleshaj: Po, mos të harrojmë Covidin…
Pas kësaj këshille të Kryeministrit Rama, mbajti fjalën përshëndetëse Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ndërkohë kryeministri ka falënderuar BE-në dhe siguroi se do të nisë transformimi i policisë./abcnews.al