Bylykbashi sqaron propozimet për Reformën Zgjedhore: KQZ është kthyer në një çetë partizane të PS-së

schedule16:41 - 11 Maj, 2020

schedule 16:41 - 11 Maj, 2020

Votimi elektronik ka qenë propozimi kryesor i PD-së për Reformën Zgjedhore. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi  ka folur në “ABC News” për propozimet e bëra nga PD për Reformën Zgjedhore.

Sipas tij ata që mendojnë që mund të kontrollojnë votën gjatë votimit nuk do ta bëjnë dot.

Objektivi ynë është që Reforma Zgjedhore të mbyllet sa më parë. Jemi të gatshme të vendosim të gjithë ekspertët teknikë në këtë proces. Gjykoj që me zgjatjen Antikushtetuese të fatkeqësisë natyrore ka bërë një bllokim. Rama duhet të japë llogari, pasi ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Në qendrën e votimit duhet një komisionar që ka detyrën kryesore, të cilin e cakton KQZ, pra nuk caktohet nga politika. Njerëzit aplikojnë në mënyrë të lirë, trajtohen dhe certifikohen. Propozojmë tre përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës për të verifikuar dhe të ruajnë interesin kundërshtar me njëri-tjetrin, për të garantuar që votimi të mos merret peng.

Ne mbarojmë Reformën Zgjedhore japim garancinë që duhet të ketë një ligj dhe e vetmja mënyrë për të kthyer dinjitetin janë zgjedhjet e parakohshme. Edhe një ditë mjafton që të ndalohet vjedhja ndaj shqiptarëve. Jemi përpara grabitjes që i bëhet shqiptarëve çdo ditë”, tha Bylykbashi.

Partia Demokratike do ti rikthehet zgjedhjeve të parakohshme?

Bylykbashi: Padiskutim që po.

Gjatë intervistës Bylykbashi tha se janë shumë probleme që duhen trajtuar dhe nëse nuk trajtohen çdo sistem zgjedhor do të dështojë sa kohë që çunat e fortë kapin sistemin.

“Ne kemi propozuar një sistem të thjeshtë, në të gjitha qendrat e votimit të jetë një pajisje që lexon gjurmën biometrike të gishtit. KQZ ka detyrimin që pas zgjedhjeve ti identifikojë dhe nëse rezultojnë shkelje, i çon në Prokurori. Ata që mendojnë që mund të kontrollojnë votën gjatë votimit nuk do ta bëjnë dot. Kemi sugjeruar votimin elektronik dhe numërimi elektronik që është i menjëhershëm”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!