Moratti: Chiellini më befasoi, Balotelli s’mund ta trajtohet gjithmonë keq

schedule14:58 - 11 Maj, 2020

schedule 14:58 - 11 Maj, 2020

Massimo Moratti nuk ka qëndruar dot pa dhënë mendimin e tij në lidhje me debatin Chiellini-Balotelli. Kapiteni i Juventusit akuzoi sulmuesin e Brescias në biografinë e tij, “Io, Giorgio”. “Balotelli është një person negativ, pa respekt për grupin.

Gjatë Kupës së Konfederatave, kundër Brazilit në vitin 2013, ai nuk ndihmoi për asgjë. Me të vërtetë e meritonte një shuplakë. Disa njerëz mendonin se ai ishte një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë, por nuk kurrë nuk e kam përfshirë atë as në 10 apo 20 më të mirët”.

Ish-presidenti i Interit është ndjerë keq, për të dy palët. Ai i vlerëson shumë të dy futbollistët, por nuk bie dakord me etiketimin ndaj ish-lojtarit në tij, mendim që e shpreh për “Domenica Sportiva” në Rai Uno.

Këta situata duhen shmangur. Më erdhi keq, edhe prej faktit që kam simpati për Chiellinin. E di që është një djalë i mirë dhe inteligjent. Nuk e prisja të thoshtë ato fjalë, më vjen keq edhe për Balotellin. Mario është një djalë i mirë, më vjen keq që trajtohet gjithmonë në këtë mënyrë”, deklaron ish-presidenti i Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!