Kallaku në merkato, klubi i Superiores rivalizon me Osijek

schedule08:54 - 11 Maj, 2020

schedule 08:54 - 11 Maj, 2020

Superiorja nuk ka ende një datë për rifillimin. Sot FSHF dhe klubet presin për ndonjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që të nisin përgatitjet para 18 majit.

Pavarësisht gjithë këtyre, ka klube që mendojnë edhe për merkaton. Një prej tyre është Tirana, që është shumë pranë titullit kampion. Bardheblutë, sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, kanë piketuar një fantazist.

Bëhet fjalë për Sherif Kallakun, numrin “10” të Teutës. Djaloshi nga Fushë-Kruja nënshkroi kontratën e re me durrsakët para pak kohësh, ndaj për largimin e tij vendos klubi, që është i hapur për oferta.

Lokomotiva Zagreb ka dërguar disa herë përfaqësues për ta parë nga afër Kallakun, ndërkohë që në garë me Tiranën është edhe Osijek. Në verë, me gjasa Kallaku ndryshon ekip dhe preferenca e tij është të luajë jashtë vendit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!