Pesë raste të reja janë regjistruar me koronavirus ditën e sotme në La Liga dhe La Liga2. Të gjithë futbollistët nuk kanë shfaqur simptoma, por testet kanë qëlluar pozitive. Lojtarët do detyrohen të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në shtëpitë e tyre.
Pavarësisht kësaj, drejtuesit e futbollit iberik kanë vendosur për rifillimin e kampionatit, duke zgjedhur datën 12 qershor. Klubet do të kenë kryer më shumë se 1 muaj stërvitje deri në atë datë, kohë e mjaftueshme për të rifilluar sezonin e lënë përgjysmë.
Data e propozuar nga Liga Spanjolle e Futbollit, duhet të miratohet nga Ministrai e Shëndetësisë. Alternativa e dytë është 19 qershori. Ndeshjet do të zhvillohen ditët e premte, të shtunë dhe të dielë, teksa do të luhet edhe në mesjavë, konkretisht ditët e martë dhe të mërkurave./abcnews.al