Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka shënëuar rekord të rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit rezulton se vetëm në 24 orë në Rusi janë konfimruar me koronavirus 11 012 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 209 688 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 88 persona duke e çuar në 1 915 numrin e përgjithshëm të vikimave nga koronavirusi në këtë shtet.
Siç raportojnë mediet ruse, gjatë kësaj jave, në Rusi për çdo ditë ka pasur mbi 10 mijë raste të reja me Coronavirus. Rusia është vendi i pestë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me Coronavirus, pas Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë në të gjithë botën virusi ka infektuar mbi 4 milionë njerëz mes të cilëve rreth 290 mijë kanë humbur jetën./abcnews.al