Një automjet tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., ka marrë flakë, ndërkohë që ka qenë në lëvizje e sipër në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Policia njofton se në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor dhe forcat zjarrfikëse, dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e shkëndijes elektrike.
“Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, në automjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.
Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.
Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar”, njofton policia./abcnews.al