Andrea Rinaldi, lojtari i ri i Atalantës, ka përfunduar me urgjencë në spital dhe po lufton për jetën për shkak të një zgjerimi të arterieve (aneurizma) në tru. 20-vjeçari u gjend në këtë situatë papritmas ditën e premte dhe tani është nën kujdesin intensiv të mjekëve, në një spital të Varese.
Ka pasur edhe raportime se Rinaldi ka humbur jetën, por kjo nuk është e vërtetë, sikurse raportojnë mediat në Itali. Gjendja e futbollistit raportohet të jetë e rëndë dhe po bëhet çmos që të shpëtohet.
Rinaldi ishte huazuar nga Atalanta te Legnano, skuadër që garon në Serie D dhe deri para mbylljes së kampionateve ishte pretendent për t’u ngjitur në Serie C, pasi renditeshin të dytët në grupin B. /abcnews.al

