Sergej Milinkovic Savic u rikthye në formën e tij më të mirë këtë vit, duke rigjetur shkëlqimin e munguar. Mesfushori ka shënuar 5 gola këtë sezon, teksa nuk kanë munguar asistet për shokët e skuadrës.
Shumë klube të mëdha evropiane e pëlqejnë, por janë frenuar nga rezistenca e Claudio Lotitos, presidentit të klubit bardhekaltër. Ky i fundit ka vendosur një çmim për të lënë të lirë 25-vjeçarin.
Sportmediaset raporton se Lotito kërkon 100 milion euro për Milinkovic-Savic. Një shifër e lartë në këtë periudhë krize, por diçka e tillë nuk i tremb klubet angleze. Manchester United, Tottenham dhe Chelsea e pëlqejnë shumë lojtarin dhe janë gati të nisin bisedimet me Lazion. /abcnews.al