Avokati në “ABC News”: E patolerueshme, përse qytetarët duhet të merren me dhunë në mes të sheshit?

schedule19:11 - 9 Maj, 2020

schedule 19:11 - 9 Maj, 2020

Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për “ABC News” ka komentuar protestën kundër masave ndaj pandemisë që u zhvillua ditën e sotme në “Sheshin Skënderbej”.

Mënyra e shpërndarjes së aktivistëve nga strukturat e shtetit sipas avokatit Lapaj nuk ishte e duhura, ndërsa shtoi se dhuna e përdorur është e patolerueshme.

“Nuk mund të tërhiqen zvarrë qytetarët. Është e patolerueshme. Për një kundërvajtje penale nuk mund të merret njeriu në atë mënyrë. Mund të ketë fëmijë, bashkëshort, prindër që e shohin, dhe një mënyrë e tillë mund të shkaktojë trauma”, tha Lapaj.

Gjithashtu ai shtoi se vetëm nëpërmjet ligjit mund të ndryshojnë gjërat.

“Unë besoj të fuqia e ligjit. Duhet të zgjidhet beteja për të miratuar në Shqipëri një sistem elektoral që garanton liri, shtet ku ka llogaridhënie. Nuk e justifikoj sjelljen e shtetit në mënyrë barbare. Jetojmë në një vend që kush merr pushtetin zbret nga aty vetëm me dhunë. Me situatën aktuale edhe një gomar të vesh në listë klasifikohet dhe bëhet deputet”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës Adriatik Lapaj tha se nëse një qytetar gabon nuk mundet që edhe Policia të gabojë.

“Përse duhet të tërhiqet qytetarja zvarrë, përse të merret me dhunë në mes të sheshit. Të trajtohen në mënyrë qytetare. Policia është Policia e Shtetit që paguhet me paratë tona dhe duhet të jetë garant ndaj të drejtave të qytetarëve. Dhuna ishte e pajustifikuar”, tha ndër të tjera avokati Lapaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!