Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë vlonjati

schedule18:08 - 9 Maj, 2020

schedule 18:08 - 9 Maj, 2020

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pasi u dërgua në gjendje të rëndë rreth orës 15:45. Dyshohet se 80-vjeçari ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij, në fshatin Armen, në Vlorë.

Policia bën me dije se motivet që e kanë shtyrë 80-vjeçarin drejt këtij vendimi ende nuk janë të qarta, ndërsa shpjegon se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi L. H., 80 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të vetëvaret në banesën e tij në fshatin Armen, Vlorë, për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!