Një bari në moshë të madhe ka humbur jetën, pasi u dogj bashkë me kasollen e tij. Ngjarja ka ndodhur natën në afërsi të fshatit Lekël në Tepelenë.
Sipas policisë, në një stan bagëtish është djegur kasollja, ku brenda saj ka qenë dhe është djegur bariu, me iniciale A.M rreth 80 vjeç, banues në Hormovë.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri, që viktima përdorte për t’u ngrohur.
Policia njoftoi se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al