Ushqimet, pajisjet e shtëpisë, qiratë dhe uji më të shtrenjta se një vit më parë

schedule18:59 - 8 Maj, 2020

schedule 18:59 - 8 Maj, 2020

Çmimet kanë shënuar një rënie të lehtë në muajin prill, pas rritjes së shpejtë të muajit mars, të diktuar nga situata e krijuar nga kufizimi i Covid 19, që çoi në shtrenjtimin e disa produkteve bazë.

Instat njoftoi se inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve ishte 1.9% në prill, nga rreth 2.1 që ishte ndryshimi vjetor në mars.

Gjithsesi, çmimet e ushqimeve vijuan të mbeten më të larta se një vit më parë, duke ndikuar në 1.63% të rritjes.

Instat beri të ditur se krahas ushqimeve, dy grupet e tjera me rritje ishin qira, lëndë djegëse e energji dhe mobilim shtëpie. Në grupin e qirave lëndë dhegëse e energji, ndikuan qiratë që u shtrenjtuan me 2.2% dhe furnizimi me ujë me 1 8%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2020, arriti 109,7 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020 është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020, krahasuar me Mars 2020 është -0,4 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,12 pikë. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,1 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,7 % secili, “Komunikimi” me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 19,3 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,3 %, “vajra dhe yndyrna” me 4,6 %, “peshk” me 4,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2020, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, “Pije alkolike dhe duhan” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 1,1 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

Monitor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!