Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Në Afrikë mund të humbin jetën rreth 190 000 persona nga koronavirusi

schedule16:39 - 8 Maj, 2020

schedule 16:39 - 8 Maj, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se si pasojë e pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë gjithë botën, rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën nëse nuk mund respektohen masat mbrojtëse do të humbin jetën.

Ky studim po ashtu parashikon zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet. “Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Kjo mundësi e përhapjes më të ngadaltë të virusit, e vendos Afrikën jashtë rajoneve tjera, kanë thënë ekspertët e kësaj Organizate.

Paralajmërimi in OBSH-së vjen teksa disa prej shteteve më të populluara në Afrikë, Nigeria dhe Afrika Jugore kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit.

Vlerësimet e tyre janë të bazuara në parashikime dhe fokusim në 47 shtete të rajonit afrikan të OBSH-së, duke përjashtuar Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Marokun, Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.

“Covid-19 mund të na instalohet në jetën tonë për disa vjet në të ardhmen, nëse qeveritë në rajon nuk përkrahin qasje proaktive në rajon”, ka thënë Moeti përmes një deklarate.

Ndërkohë deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën 271 791 persona dhe 3 950 321 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!