Kujtim Gjuzi “hap” lokal në shtëpi, shtrohet me pije pa distancë dhe maska

schedule16:13 - 8 Maj, 2020

schedule 16:13 - 8 Maj, 2020

Teksa lokalet dhe baret vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 18 Maj, deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi ka zgjedhur të përshtasë në ambient feste një dhomë të mbyllur.

Ai shfaqet duke ngritur dhe duke ngrënë pica me disa persona të tjerë, ndërkohë që nuk ruajnë distancë, dhe nuk përdorin as maska apo doreza.

Më vonë ai ka ndarë një foto nga pedonalja e Shkodrës për të cilën thotë se është plot me njerëz, pasi ata nuk i binden Ramës.

“Shkodranet nuk i jane bindur diktatures jo me ti binden General Gedafe Rama. Rruginat dhe shetirorja buze Liqenit Plot me qytetare Parembreme miq”, shkruan Gjuzi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!