Reperi dhe i shpalluri i vdekur, dy shokët e “çmendur” të Manuel Neuer

schedule08:36 - 9 Maj, 2020

schedule 08:36 - 9 Maj, 2020

Një i akuzuar për mashtrim dhe një reper që urren futbollin, të dy shokë skuadre me Manuel Neuer, portierin e Gjermanisë. Hiannick Kamba dhe Chinedu Edu janë dy personazhe interesante, të cilët e kanë “nxjerrë kokë” së fundmi. I pari mendohej se kishte vdekur, në vitin 2016, në një aksident automobilistik në vendlindjen e tij, Kongo.

Një mashtrim, që është zbuluar së fundmi. Kamba është shëndosh e mirë dhe kjo e ka gëzuar edhe Manuel Neuer, i cili e ka pasur shok skuadre te moshat e Schalke 04. “Lajmi vdekjes së tij më pat shokuar. Jam me të vërtetë i lumtur që mësoj se ai është gjallë”, ka deklaruar portierin i Bayern Munich.

Bild në Gjermani zbulon se e gjitha kjo histori ishte trilluar për të përfituar siguracionin e jetës. E gjitha ishte organizuar nga ish-partnerja e tij. Ajo kishte shpikur vdekjen e Hiannick, tashmë 33 vjecc. Edhe futbollisti akuzohet se ka mashtruar për të përfituar në mënyrë të padrejtë. Normalisht në bashkëpunim me partneren e tij.

 

REPISTI – Chinedu Edu, kampion Europe me Gjermaninë U21 në vitin 2009, e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe tanimë merret me muzikë.  Së fundmi ka publikuar një këngë, që titullohet “Reflektim”. Brenda në të ka fraza të tillë si “Unë e urreja futbollin” dhe “Përballë 60 mijë tifozëve në Bundesliga, ndonjëherë humbisja”. Sigurisht nuk mund të mos fliste për mediat. Zhgënjimi është i madh dhe Edu thotë shumë gjëra.

“Në këtë industri, sepse futbolli me të vërtetë është një industri, ata thjesht duan robotë të përshtatshëm, të cilëve vazhdojnë t’u thonë të njëjtat broçkulla herë pas here. Gjithçka rreth futbollit, me gjithë ata zyrtarë, ma neveriti”, shton ish-futbollisti, i cili në Gjermani ka veshur fanellën e Mainz dhe Hertha Berlin.

Gjatë rrëfimin për “T-Online”, Edu shton: “99 për qind të lojtarëve që flisnin hapur dhe me ndershmëri i hoqën dhe i zëvendësuan shumë shpejt. Gjithçka ndodhte ma neveriti futbollin. Sigurisht kemi marrë shumë para për këtë, por në fund të fundit asnjë shumë nuk e justifikon sakrificën për të mos qenë vetvetja”.

I ngacmuar, nëse ajo që thotë, se nuk ka qenë vetvetja për shkak të drogës, Ede shton: “Në thelb ashtu është kuptuar. Ndonjëherë ju e humbni kontaktin me realitetin aq shumë sa doni t’i bëni gjërat të jenë si dëshironi. Ndaj është si një ilaç.

Pastaj ju luani dhe keni akoma një efekt të mbetur nga ilaçet. Nga ana tjetër unë nënkuptoj edhe faktin që luaja me qetësues gjithmonë. Kur pësoni një dëmtim, ju inkurajojnë të filloni stërvitjen më herët se sa duhet dhe kjo nuk është gjë e mirë për trupin tuaj, që nuk mund ta përballojë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!