Shorti i Europa League vuri spanjollët e Getafes përballë Interit në raundin e 1/8. Një përballje aspak e thjeshtë për djemtë e Contes, pasi skuadra iberike është rritur shumë në dy vitet e fundit dhe duhet shumë djerës për t’i mposhtur.
Presidenti i Getafes ka zbuluar datat e dy sfidave për një vend në çerekfinale. Ndeshja e parë do të bëhet në Itali, ndërsa ajo e kthimit në Madrid. Angel Torres është intervistuar nga Radio Cope, duke i dhënë fund dilemave.
“Do të luajmë në 2 ose 3 gusht ndeshjen e parë në Itali dhe në 6 ose 7 gusht ndeshjen e kthimit. Përballja e dytë do të zhvillohet në Madrid. UEFA do të duhet të përcaktojë më pas datat për raundet e ardhshme”, thekson Torres. /abcnews.al