Australia del nga izolimi, prezanton planin e hapjes në 3 faza

schedule14:40 - 8 Maj, 2020

schedule 14:40 - 8 Maj, 2020

Shoqëria dhe ekonomia australiane në muajin korrik pritet të jetë më e lehtësuar nga masat e karantinës teksa po i vjen fundi valës së parë të pandemisë. Kjo dalje nga izolimi do të bëhet në tri faza, duke nisur nga e hëna.

Australia ka detajuar tre fazat se si synon të lehtësojë gradualisht masat strikte të distancimit social, teksa mbetet i ulët numri i infeksioneve nga koronavirusi.

Kryeministri Skot Morison tha të premten se brenda muajit korrik motori i ekonomisë mund të fillojë të punojë si më parë, por shpejtësinë me të cilën aplikohen fazat do e zgjedhë secili rajon i vendit.

Plani prej 3 fazash

-Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, dhe grumbullimi i 10 njerëzve në ambiente të jashtme.

-Restorantet, kafenetë dhe dyqanet do të rihapen

-Do të vazhdojë puna nga shtëpia nëse iu përshtatet punonjësve

-Klasat dhe hapësirat për argëtim për fëmijë do të rihapen

-Udhëtimi i brendshëm do të rikthehet

Në fazën e dytë do të përfshihet grumbullimi i më shumë se 20 personave, dhe rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë.

Faza e tretë ndërkaq planifikon grumbullimin e 100 personave.

Megjithatë marrja e këtyre vendimeve do të varet nga shteti në shtet.Kuinsllend dhe Territori Verior tashmë kanë nisur të praktikojnë disa prej masave të përmendura.

“Do të ketë shpërthime, do të ketë raste të reja. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit”, ka thënë Morrison.

“Mirëpo ne nuk mund të lejojmë që frika e kthimit mbrapa të na bllokojë nga e ardhmja që kemi përpara”, përfundoi kryeministri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!