Origjina e koronavirusit mund të zbulohet brenda një viti

schedule14:05 - 8 Maj, 2020

schedule 14:05 - 8 Maj, 2020

Mund të duhet të paktën një vit për të përcaktuar origjinën e saktë të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Duke folur në një konferencë në Gjenevë pak më parë, një ekspert i OBSH-së tha: Mendohet se virusi e ka origjinën nga kafshët dhe provat deri më tani kanë treguar  se lakuriqët janë origjina.

Organizata përsëriti gjithashtu se nuk kishte parë asnjë provë, të cituar nga Presidenti amerikan Donald Trump, se virusi mund të kishte origjinën nga një laborator kinez.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se ku filloi saktësisht shpërthimi. Provat tregojnë për një treg në Wuhan, por nga 41 raste të hershme të virusit, vetëm 27 kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun, raporton korrespondenti i BBC-së në Gjenevë, Imogen Foulkes.

Virusi mund të ketë kaluar nga lakuriqët në një kafshë tjetër përpara se të infektojë njerëzit, por se cila kafshë është kjo mbetet ende e paqartë.

Kur virusi Mers u shfaq në vitin 2012 në Lindjen e Mesme, u desh një vit për të zbuluar origjina e virusit ishte nga devetë.

I pyetur javën e kaluar nëse  SHBA kishte ndonjë prove se virusi doli nga një laborator, OBSH tha që pas shqyrtimit të provave nga shkencëtarë të shumtë,  u vërtetua se shpërthimi ishte i natyrshëm./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!