Madonna javën e kaluar njoftoi se kishte antitrupa ndaj koronavirusit. Dhe tani këngëtarja pohon se ka qënë e infektuar me koronavirus gjatë turneut të saj botëror Madame X në fillim të këtij viti.
Këngëtarja shfaqi disa herë probleme me shëndetin dhe shtyu turneun e saj, duke thënë se kishte dhimbje të tmerrshme në të gjithë trupin.
Dhe tani Madonna në një postim në instagram foli për problemet shëndetësore, me të cilat u përball.
“Aktualisht nuk jam sëmurë. Kur dilni pozitivë me antitrupa kjo do të thotë se e keni kaluar koronavirusin, që është e qartë pasi unë u sëmura në fund të turneut tim në Paris 7 javë më përpara,”- u shpreh këngëtarja.
Ajo shtoi se nuk ishte e vetmja që u ndie keq gjatë asaj periudhe pasi edhe artistë të tjerë e balerinë në koncertet e saj menduan se ishin me grip.
“Fatmirësisht tani jemi të gjithë të shëndetshëm dhe mirë,”– shkroi Madonna.
Deklarata e saj vjen pasi dhuroi 1.1 milionë dollarë për prodhimin e një vaksine për COVID-19.
“Jam mirënjohëse që jam pjesë e një hulumtimi për gjetjen e kurës për koronavirusin,”- u shpreh ylli i popit.
Javën e kaluar, ajo tha se do të dilte të thithte ajër COVID-19 pasi rezultoi me antitrupa ndaj koronavirusit./abcnews.al