Të paktën 10 persona kanë humbur jetën këtë të enjte në Shtetet e Bashkuara, ku një urë e sapomontuar është shembur pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës. Bilanci i viktimave është bërë i ditur nga senatori amerikan Bill Nelson, ndërkohë që për autoritetet e tjera shifrat janë ende të paqarta.
Ura 950-tonëshe ishte hapur të shtunën e kaluar dhe ka zënë poshtë nga 5 deri në 6 makina. Ura lidh kolegjin me një zonë konviktesh dhe ngritja e saj ishte kërkuar nga studentët dhe stafi i universitetit për të shmangur trafikun poshtë saj. në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e shpëtimit, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar poshtë urës, ndërkohë që disa të tjerë janë dërguar në spital.
/abcnews.al