Duket se qyteti i Lezhës po i kthehet disi jetës normale, qytetarët lëvizin lirisht thuajse të pashqetësuar. E vetmja situatë që ndryshon në Lezhë është mungesa e bareve dhe restoranteve që qëndrojnë të mbyllura ende.
Gazetari Gjergji Figuri në një vëzhgim të bërë në Lezhë tha se qytetarët shihen në grupe pavarësisht se nuk takohen me njeri-tjetrin kjo si pasojë e COVID-19. Ende nuk dihet se si do të operohet gjatë sezonit turistik.
Ndërkohë thuajse të gjitha bizneset e lejuara me vendim të qeverisë i janë rikthyer punës, ndërsa kufizimi pas orës 17:30 është i panevojshëm.
Gjithashtu një tjetër qytet që duket se i është rikthyer normalitetit është edhe Maliqi që tashmë është zonë e gjelbërt.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se qytetarët i janë rikthyer jetës normale duke “harruar” në njëfarë mënyre situatën e shkaktuar nga pandemia. Gjithashtu theksoi se sipas burimeve konfidenciale nga Drejtoria e Kufirit dhe emigracionit, 55 shqiptarë gjatë 24 orëve të fundit janë futur në Shqipëri./abcnews.al