Për sa i përket universitetit të Durrësit situata vazhdon normalisht. Do të fillojë procesi mësimor sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit.
Universiteti i Durrësit ka studentë nga rrethet, dhe ata kanë vështirësi për transportin duke qenë se gjendja e jashtëzakonshme vazhdon deri në datën 23 qershor.
Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për ABC News Ndërkohë për zgjedhjet e datës 12 qershor ende nuk është marrë një vendim për mënyrën e organizimit dhe si do mbahen ato në këtë Universitet.
Pavarësisht nëse në Universitetin e Tiranës, Shkodrës do të organizohen zgjedhjet ose jo, Durrësi me sa duket ka vendosur të zbatojë urdhrat e Ministrisë së Arsimit./abcnews.al