Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video e rrallë, kur Samuel Eto’o turpëronte Real Madridin

schedule11:18 - 8 Maj, 2020

schedule 11:18 - 8 Maj, 2020

Samuel Eto’o është një ndër sulmuesit më të mirë të gjitha kohërave. Ish-bomberi kamerunas ishte në majë kur luante për Barcelonën, por dhe me ekipet tjera ku është aktivizuar, ka qenë i sukseshëm. Madje, me Interin fitoi tripletën në sezonin 09/10, duke fituar Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Gjithsesi, edhe para se të transferohej te Barcelona, Eto’o ka qenë një sulmues i frikshëm, çka e tregon qartë dhe një video e publikuar nga arkivat e La Liga-s. Kur aktivizohej për Mallorcan, në fillimet e vitit 2000, Eto’o ka turpëruar Realin e Madridit, madje në Santiago Bernabeu.

Me 8 maj 2004, plot 16 vite më parë, ish-bomberi kamerunas i shënoi dy gola Realit të Madridit, duke i shokuar futbollistët e “Los Blancos” dhe duke vënë në qetësi të gjithë tifozët “madrista” të pranishëm në stadium. Një goleador i lindur!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!