Fëmijët me COVID dhe lidhja me sindromën Kawasaki, përse mjekët i tremben kësaj sëmundjeje

schedule09:21 - 8 Maj, 2020

schedule 09:21 - 8 Maj, 2020

Në një intervistë për “ABC e mëngjesit” drejtuesja e Shërbimit të Pediatrisë, Gjeorgjina Lito Kule ka sqaruar detaje lidhur me sëmundjen e quajtur Kawasaki dhe lidhje e saj me Covid. Kawasaki është një sëmundje e cila zakonisht zhvillohet te fëmijët. 

Gjeorgjina Lito Kule tha për gazetarin Enkel Demi tha se Kawasaki nuk është një sëmundje ngjitëse dhe se prindërit duhet të tregojnë kujdes ndaj fëmijëve, në rastet kur shohin puçra në lëkurë, rastet kur kanë temperaturë, skuqje të syve apo prishje të mukozës së gojës.

Lexo edhe: 2 vjeçari i prekur nga COVID-19 asimptomatik, arsyet përse fëmijët reagojnë më mirë ndaj koronavirusit

Gjithashtu ajo shtoi se duhet të konsultohen me specialistët për të vërtetuar lidhjen e këtyre simptomave me këtë sëmundje dhe për të marrë mjekimin e duhur.

Sindroma Kawasaki:

Gjeorgjina Lito Kule: Referimin e parë e kanë bërë kolegët nga Oksford. Në themel të kësaj sindrome është vaskuliti. Inflamcioni i mureve të gjakut. 1967 është përshkruar për herë të parë nga një mjek japonez. Incidenca te fëmijët aziatik është shumë më e madhe. Në vendet e Evropës luhatet në shifra para Covid, 0-22; 0-44 për 100 mijë banorë; ose 4.5 për 1 milion banorë.

Është një sëmundje që e kemi diagnostikuar te fëmijët tanë . Që nga viti 1995 kur kemi diagnostikuar rastin e parë, deri para 2 apo 3 muajsh kemi 32 fëmijë të regjistruar me këtë sëmundje, të gjithë të shëruar. Por një pjesë e tyre kanë paraqitur komplikacione.

Kësaj sëmundje i trembemi sepse në rast se nuk kapet herët mund të ketë dëmtim të enëve të zemrës dhe fëmijët mund të preken nga sëmundje, inskenime, që në moshë të re. Deri më sot nuk dihet se kush e shkakton, kjo sëmundje ka ekzistuar para COVID.

Shkencëtarët mundohen të gjejnë lidhjen që Covid mund të ketë me këtë sëmundje. Do të theksoja që kjo është një sëmundje bazohet në shenja klinike. Nëse konstatohet, puçra në lëkurë, temperaturë, prishje të mukozës së gojës, skuqje të syve, zmadhim të gjëndrës së qafës, prindërit duhet të  tregohen të kujdesshëm. Deri tani tek ne nuk kemi asnjë rast të fëmijë me Covid të lidhur ame këtë sëmundje. Ndërkohë që në Greqi janë raportuar dy raste.

Por duhet të ketë edhe një disprezicion gjenetik, pra lidhje gjenetike, edhe pse është parë si një komplikacion i shkaktuar më shumë nga një infeksion. Do të tërhiqja vëmendjen, për  rastet ku prindërit kanë dyshime, duhet të komunikohet me pediatrin apo specialistët për të marrë ndihmën e duhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!