Presidenti Donald Trump vazhdon kritikat ndaj Kinës duke u shprehur se Kina nuk është përpjekur mjaftueshëm për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Trump është shprehur se COVID-19 ka shkaktuar pasoja të renda në SHBA, ndërsa ka theksuar se ky virus është sulmi më i keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe sulmi në Pearl Harbor.
“Jemi duke kaluar sulmin të më të keq se Pearl Harbour dhe se sulmi në Kullat binjake më 11 shtator. Asnjëherë nuk ka pasur sulm si ky”, tha presidenti Trump.
Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të kordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001. Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë.
Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.


