COVID-19/ Kompanitë amerikane shkurtojnë 20.2 milionë vende pune, kriza ekonomike më e madhe në 18 vitet e fundit

schedule09:35 - 7 Maj, 2020

schedule 09:35 - 7 Maj, 2020

Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë në të gjitha vendet e botës, duke sjellë rritje të  papunësisë.Mes vendeve më të goditura është dhe Amerika, e cila po shënon një rënie të shpejtë në këtë periudhë pandemie, ndërsa një raport i fundit tregon se kompanitë shkurtuan 20,2 milion vende pune në muajin prill.

Sipas Institutit të Kërkimeve ADP, humbja e vendeve të punës në muajin prill ishte më e rënda në 18 vitet e fundit dhe se ishte sa dyfishi i muajit shkurt i vitit 2009, gjatë recesionit të madh. ADP tha se kompanitë e vogla dhe të mesme shkurtuan miliona vende pune.

Mësohet se 30.3 milionë amerikanë kanë aplikuar për asistencë sociale qëkur vendi u godit nga COVID-19.

Duke u gjendur përballë kësaj krize, qeveria amerikane do i paguajë  të papunët me 600 dollarë në javë më shumë gjatë katër muajve të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 72 mijë të vdekur, numri më i madh në të gjithë botën dhe mbi 1.27 milion raste të konfirmuara./abcnews.al