Në karantinë me 31 fëmijë, historia e familjes nga Costa Rica

schedule08:25 - 7 Maj, 2020

schedule 08:25 - 7 Maj, 2020

Shumë prej nesh kanë filluar të lodhen nga masat e rrepta të karantinës që na kanë mbajtur të mbyllur brenda shtëpive tona për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por imagjinoni pak si do të ishte karantina juaj nëse do të kishit në shtëpi 31 fëmijë.

Ky çift nga Costa Rica ka gjashtë javë i mbyllur në shtëpi me 31 fëmijët e tyre të adoptuar dhe thonë se është një eksperiencë shumë e vështirë, por njëkohësisht edhe e bukur. Fëmijët janë nga mosha katër  deri 25 vjeç.

 

Victor Guzman and Melba Jimenez, a couple with 37 adopted children, take time to read the Bible and pray as they undergo self-quarantine together in their home during the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in San Jose, Costa Rica May 4, 2020. REUTERS/Juan Carlos Ulate

Jimenez dhe Guzman kanë pasur fatin të kalojnë karantinën në një shtëpi me një oborr të madh, që u është dhënë atyre shtatë vjet më parë nga një donator anonim. Por, në karantinë apo jo, një shtëpi e madhe dhe dhjetëra fëmijë kërkojnë shumë punë të përditshme.

Një situatë e tillë kërkon edhe kontributin e fëmijëve, ku disa prej tyre kujdesen për më të vegjlit, të tjerë pastrojnë oborrin, ambientet e brendshme të shtëpisë apo edhe gatuajnë.

Për të mbrojtur të gjithë familjen nga Covid-19, familja ka vendosur që vetëm një prej tyre të dalë nga shtëpia me biçikletë, i pajisur edhe me maskë dhe doreza për të bërë blerjet e nevojshme apo të kryejë shërbime të ndryshme. Familja nuk merr ndihmë nga qeveria, por shumë fqinjë i ndihmojnë me veshje dhe ushqime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!