Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka deklaruar se ndikimi i Covid-19 në vdekshmëri do të jetë i papërfillshëm.
I ftuar në studion e “Byro Politike”, Dasho iu referua një testimi të bërë në Nju Jork, që ka konstatuar se vdekshmëria është 0.46%. Që do të thotë se nëse 1000 mijë persona sëmuren me koronavirus, 4-5 persona mund të vdesin.
“Grupi i ekspertëve duhet të shikojë qindrat e testeve dhe të zgjedhë një test që të jetë i besueshëm. Në Nju York ka përfunduar një testim dhe ka konstatuar se vdekshmëria është 0.46%, nëse 1000 mijë persona sëmuren 4-5 persona mund të vdesin ndërsa gripi normal e ka 2 për një mijë. Kjo gjetje në Nju York për mua e ndryshon atë konceptin e frikshëm që ne kishim për këtë sëmundje”, tha ai.
LEXO EDHE: Mjeku Erion Dasho: Vera do të na gjejë të hapur, imuniteti i njerëzve më i fortë ndaj koronavirusit
Më tej Dasho thekson se në fund të vitit shkencëtarët do të ulen për të analizuar ecurinë e sëmundjes. Dhe në gjykimin e tij, do të dilet në përfundimin se vdekshmëria nga Covid-19 do të jetë e ulët dhe gati e papërfillshme.
“Kur shikon grafikët e vdekjes tani të duket sikur situata është e tmerrshme. Unë mendoj se vlerësimi do të bëhet në dhjetor, os edo të bëhet kur cdo vend të ketë kaluar një cikël 1 vjeçar. Statistika më e besueshme që kemi ne në Shëndetin Publik janë statistikat e lindjeve dhe vdekjeve. Në fund të vitit do të ulen shkencëtarët dhe do të zbulojnë sa ka qenë ndikimi i Covid në vdekshmëri. Unë mendoj se ka qenë i papërfillshëm”, tha ai. /abcnews.al