Bluzat e bardha përveç koronavirusit këto ditë kanë shënuar suksese të tjera edhe në ndërhyrje të rralla kirurgjkale.
Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu një ditë më parë ka publikuar një rast të një ndërhyrjes të rrallë tek një foshnje, ndërsa këtë të mërtkurë një tjetër ndëryrje e vështirë është zhvilluar te njhë pacinet në spitalin e Shkodrës.
Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se një ndërhyrje e vështirë kirurgjkale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua me sukses sot në spitalin rajonal të #Shkodrë.
Postimi i Plotë:
Një ndërhyrje e vështirë kirurgjkale, cistektomi radikale, tek një pacient dializant u realizua sot në spitalin rajonal të #Shkodrës, falë punës së ekipit të kirurgjisë që vijon të jetë në gatishmëri për për të përballuar çdo problem shëndetësor të qytetarëve, edhe në këtë situatë pandemie.
Punë e palodhur e dr. Gëzim Galiqi, dr. Oltion Alibali, dr. Bashkim Kraja, infermiere Bisere Tuzi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Shkodrës që nuk e kanë ndalur në asnjë moment punën për të shpëtuar jetë??/abcnews.al