Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme hapjen e konsullatës shqiptare në Republikën e Libanit.
Në vendim thuhet se shpenzimet për hapjen e kësaj konsullate do të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
LEXO EDHE: Qeveria miraton shpërblimin prej 55 mijë lekësh gjatë pandemisë, ja kush përfiton
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:
Hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Beirut, Republika e Libanit.
Shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./abcnews.al