Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, vazhdon të shtyjë përgjigjen përfundimtare për fatet e Serie A. Ka disa ditë që ka pasur përplasje mes aktorëve të futbollit dhe Ministrit të Sportit, me këtë të fundit që ka folur sërish pak minuta më parë.
“Në 3 ditët e fundit, debati është bërë gjithmonë dhe më i ashpër. Ideja për të përcaktuar që tani dhe menjëherë datën për rinisjen e kampionatit kundërshton me atë të përcaktimit të hapave mbi bazën e të azhornimit të dhënave.
Në Europë, për momentin, të vetmet data të sigurta janë ato të vendeve që kanë vendosur të bllokojnë kampionatet për të mos rinisur më. Edhe Anglia e shtyu edhe një javë rinisjen e stërvitjeve. Përballë këtyre presioneve, nuk mund t’i shpreh idenë dhe linjën time qeverisë: të shpresojmë që kampionatet të rinisin rregullisht.
Por, sot nuk mund të jap një datë të sigurt sepse duhet parë se si do të zhvillohet kurba e infeksionit dy javët në vazhdim, kjo edhe pasi prek pak ditësh jemi futur në fazë “2”. Vetëm pas vlerësimit të komiteti tekniko-shkencor, qeveria mund të vendosë”./abcnews.al

